Policia ka ndërhyrë mëngjesin e sotëm në protestën që po zhvillohet para parlamentit me qëllim ndërprerjen e saj, por kjo gjë është kundërshtuar nga aktivistët e shoqërisë civile dhe qytetarët të cilët kanë që mbrëmjen e djeshme që kanë nisur një protestë “non stop”.

“Na kanë arrestuar dy djem, një nga Kukësi dhe një nga Lushnja. Po protestonin kundër plehrave, janë në Komisariatin numër 1. Me urdhër primitiv të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, çunat u goditën dhe u dhunuan”, shkruan aktivisti Aulon Kalaja

Artikulli paraprakJEP DORËHEQJEN ZV. MINISTRJA E EKONOMISË, BRISEIDA SHEHAJ
Artikulli tjetërDITA E FALENDERIMEVE, TRUMP I KËRKON AMERIKËS UNITET