Policia ndjek me vrap trafikantët njëri shpëton,kapen 103 kg kanabis

 Policia e kryeqytetit gjatë një operacioni ka sekuestruar 103 kg kanabis, 3 automjete dhe 5 celularë, ka arrestuar një person, ndërsa njëri u largua me shpejtësi duke u shpëtuar. I arrestuar është Xh. C. 42 vjeç, në gjendje të lirë po procedohet B. C. 16 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim A. S. 23 vjeç, pasi u arratis, të tre banues në Nikël. 23 vjeçari i shpallur në kërkim është me precedent penal, pasi është dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitje të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”. Tre të akuzuarit shpërndanin kanabis në zonën e Kamzës. Pas informacioneve në afërsi të Urës së Tapizës është konstatuar automjeti tip Mercedes Benz në të cilin ndodhej shtetasi B. C. si dhe automjeti ‘Fiat’ në të cilin ndodheshin shtetasit Xh. C. dhe A. S. Nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar 6 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë me kanabis. Por gjatë ndërhyrjes policore shtetasi A. S. është larguar me shpejtësi duke i shpëtuar policisë.

Artikulli paraprakI HUMBI VAJZA QË NË 20 SHTATOR 2016, BABAI I VË FLAKËN VETES NË AMBIENTET E POLICISË
Artikulli tjetër“21 JANARI”,GJYKATA:GARDA,FAJTORE PËR VETËVRASJEN DJALIT TË MYRTAJT