
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe refruan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Z. Gj., 65 vjeçe, banuese në fshatin Razëm, pasi ka kallëzuar shtetasja M. Q., 60 vjeçe, banuese në fshatin Reç, se 65-vjeçarja i ka dëmtuar rrethimin e tokës, pas një konflikti verbal për motive pronësie.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në sheshin “Rus i Madh”, shtetasi A. K., 81 vjeç, ndërkohë që lëvizte me biçikletë, është mbështetur në pjesën e pasme të një automjeti të ndaluar, pasi nuk është ndjerë mirë, dhe në momentin që drejtuesi ka lëvizuar automjetin, 81-vjeçari është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Ai po merr mjekim në spitalin e Shkodrës.
-Më datë 08.10.2025, ka kallëzuar shtetasi R. R(D)., 39 vjeç, banues në fshatin Obot, se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja K. R., 31 vjeçe, bashkë me djalin e tyre 1 vjeç. Po punohet për gjetjen e tyre.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






