
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin P .N., 45 vjeç, banues në Velipojë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një sasi vlerash monetare, shtetasit A. N., 32 vjeç, banues në Velipojë.
Ndërkohë Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin F. M., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.