Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. A., 27 vjeç, në biznesin e tij është konstatuar duke tregtuar lëndë piroteknike, pa dokumentacionin përkatës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 45 vjeç, banues në Pukë, pasi për motive të dobëta e ka goditur dhe e ka dëmtuar në kokë,shtetasin M. A., 33 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 10:30, në lagjen “Skenderbeg”, shtetasi P. A., 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë, është vetërrëzuar.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakSITUATA NGA RESHJET NË TERRITORIN E QARKUT SHKODËR
Artikulli tjetër3 AKSIDENTE NË RRUGËN E KOMBIT, 6 PERSONA TË DËMTUAR