Policia, njësi e posaçme për aksidentet e rënda

Së shpejti Policia Rrugore në të gjithë vendin do të ketë një njësi të posaçme operacionale. Bëhet fjalë për një strukturë të re e cila do të ketë autoritet në të gjithë Shqipërinë. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka firmosur pak ditë më parë ngritjen e kësaj strukture të posaçme. Njësia në fjalë përbëhet nga 30 efektivë të përzgjedhur, të cilët do të hetojnë aksidentet e rënda, dhe do të kenë atribute për të zhvilluar operacione blic në të gjithë vendin. Ngritja e kësaj strukture brenda Policisë së Shtetit synon të rrisë parametrat e sigurisë rrugore në vend me qëllim parandalimin e aksidenteve. Nga ana tjetër së shpejti në rrugët kryesore dhe autostradat e vendit do të instalohen radarë shtesë për rritjen e sigurisë rrugore. Burime për mediat treguan se policia ka gati projektin për të cilin tashmë është gjetyur edhe financuesi. Një numër i konsiderueshëm radarësh spiunë pritet të vendosen në autostradat e vendit, objektivi i të cilëve do të jetë konstatimi me shpejtësi të lartë dhe distance të mëdha, nëse drejtuesi i mjetit ka vënë rripin e sigurimit, po flet në telefon ose ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar dhe në mënyrë automatike dërgon në sistem të dhënat e mjetit. Njësia e posaçme pranë piolicisë së shtetit si dhe vendosja e radarëve në rrugët kryesore të vendit i paraprijnë masave të piolicisë së shtetit për mbarëvajtjen e sigurisë në rrugë si dhe uljen e numrit të aksidenteve rrugore.

Artikulli paraprakKAPET 6.5 KG MARIJUANË NË AUTOBUSIN DREJT ITALISË
Artikulli tjetërVELIPOJA, BREGDETI QË TË GJITHË DUAN TA FREKUENTOJNË