Policia e Lezhës ka parandaluar pëshkallëzimin e mëtejshem të një konflikti në familje duke arrestuar një 36-vjeçar dhe sekuestruar një automatik dhe 354 fishekë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.P., 36 vjeç ,banues në fshatin Troshan të Lezhës.Ky shtetas, në oborrin e banesës, për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri vellain e tij, shtetasin K.P.,30 vjeç, duke qëlluar në ajër disa herë.

Në momentin që ka parë Policinë 36 vjecari ka hedhur armën dhe është larguar me shpejtësi nga banesa.Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe pas disa orësh ndjekjeje, kanë mundur të bejnë lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E.P. në malin e Troshanit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e zjarrit automatik dhe 354 fishekë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Artikulli paraprakSHKODËR, KËSHILLI PROPOZIME PËR FËMIJËT DHE FAMILJET
Artikulli tjetërARRESTOHET KURBINASI ME DROGË E PISTOLETË