Drejtoria vendore e policisë së Shkodrës në një takim të përbashkët me drejtues të pushtetit vendor për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike shprehu shqetësimin për mungesën e bashkëpunimit gjatë 2016-ës.

Drejtuesit vendor kanë për detyrë të sinjalizojnë për çdo rast kur kanë informacion për canabiss. Pas fjalës së drejtorit Çela mbledhja ku merrte pjesë kryebashkiakja Voltana Ademi dhe prefekti Paulin Radovani vijoi me dyer të mbyllura. Mediat edhe pse të ftuara për të dëgjuar fjalën e drejtorit të përgjithshëm Haki Çako nuk u lejuan duke u trajtuar në një mënyrë aspak profesionale, të pa denjë për policinë dhe me mungesë totale respekti institucional.

Burime pranë takimit bëjnë me dije se drejtuesit vendor i kanë bërë të qartë policisë se ata nuk kanë absolutisht kapacitetet e duhura për të monitoruar apo parandaluar kultivimin e bimëve narkotike ndërsa kanë shprehur shqetësim se mungojnë edhe burimet njerëzore jo vetëm në administratën e tyre por edhe brenda policisë kryesisht në zonat malore të cilat kanë nga një apo dy policë gjithsej. Nga statistikat për 2016-ën, vetëm nga raportet e policisë vendore për mediat janë 150.791 rrënjë që janë asgjesuar në qarkun Shkodër.

Po ashtu janë sekuestruar edhe 1260 kg cannabis gati për tregtim ndërsa dyshohet se deri në 700 mijë rrënjë dhe rreth 600 kilogramë nuk kanë arritur të asgjesohen duke përfunduar para të pista në treg që kapin vlerën e mbi 2 miliardë euro.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNUK KA ASNJË SHQIPTAR TË PËRFSHIRË NË VRASJEN E DHUNSHME TË 20-VJEÇARIT ITALIAN
Artikulli tjetërTAKIMI PËR DROGËN, PREFEKTI HEDH MË SHUMË DRITË