Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

•F. N., 39 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje;
•M. Th., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
•S. T., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kanosur dhe ka tentuar të godasë me gurë një shtetas të mitur 13-vjeçar;
•dy të mitur, 15 dhe 14 vjeç, pasi nuk iu bindën punonjësve të Policisë për të ndaluar motomjetin me të cilin po lëviznin, duke e braktisur atë. Motomjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi më datë 18.03.2026, në aksin rrugor “Shkodër–Ura e Shtrenjtë”, dyshohet se, për shkak të një defekti në automjet, ka rënë zjarr në një automjet në lëvizje, me drejtues shtetasin E. G., 31 vjeç, banues në fshatin Trush. Për pasojë, automjeti është djegur plotësisht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 31 vjeç, banues në fshatin Shëlqet, pasi ka goditur në fytyrë me shpullë shtetasin E. S., 29 vjeç, banues në fshatin Kosmaç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakAMBASADA AMERIKANE URON BESIMTARËT SHQIPTARË PËR FITËR BAJRAMIN: PAÇI FESTË TË BEKUAR!
Artikulli tjetërFINALIZOHET OPERACIONI I KODUAR “GRUDË E RE”, VIHET NË PRANGA 21 VJEÇARI NË SHKODËR