Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. F., 62 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. G., 29 vjeç, banues në Velipojë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë shpallën në kërkim shtetasin N. N., 27 vjeç, banues në Velipojë, pasi dyshohet se e ka goditur me sende të forta, shtetasin L. Sh., 43 vjeç, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. L., 59 vjeç, banues në fshatin Melgushë, pasi dyshohet si autor i djegies me zjarr të një sipërfaqeje toke me ferra dhe barishte, në fshatin Melgushë.

Më datë 28.07.2025, ka kallëzuar shtetasi F. P., 72 vjeç, banues në Tiranë, drejtues teknik i subjektit për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Qafë Mali-Fierzë”, se kanë vjedhur tabelat e sinjalistikës rrugore, në këtë aks. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPOLICIA BLLOKON 160 SHEZLONGË NË VELIPOJË
Artikulli tjetërPOLICI I LEZHËS NË VIDEO ME DROGË