Një moment dramatik është cilësuar ai kur policia holandeze hapi zjarr ndaj një personi të pajisur me armë të ftohta, i cili po kërcënonte pasagjerët e pranishëm në aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit.

Pamjet dhe videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë forcat e armatosura të pranishme në aeroport dhe të shtëna që dëgjoheshin në sfond. Terminali i aeroportit u evakuua menjëherë pas të shtënave të policisë, ndërsa pamje të tjera tregojnë edhe ekipet e emergjencave që nxitonin nga ndërtesa me një shtrat.