Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave për sezonin turistik janë proceduar penalisht 6 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Jane pezulluar 23 leje drejtimi, nga keto 18 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 3 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit, dhe 2 për shkelje të tjera.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës, janë vendosur 852 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 191 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 320 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë;
• 38 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 16 masa administrative për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit;
• 26 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
• 50 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 211 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Risi në këtë sezon është edhe monitorimi me makinën inteligjente dhe dron, i çdo aksi në juridiksionin e DVP Shkodër, me qëllim evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë burim për aksidente, si dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë këto shkelje.

Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Artikulli paraprakMINISTRJA: DO TË KISHA PRITUR PËR KONTRATAT NË ZYRË! BRAÇE: S’PUNOJ NË MINISTRI UNË, NUK DO PUNOJ KURRË
Artikulli tjetërBERISHA NË KRAH TË AVOKATËVE: MBËSHTETJE TË PLOTË GREVËS, PO MBROJNË LIGJIN DHE TË DREJTAT E SHQIPTARËVE