Policia Rrugore e Shkodrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror.

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Shkodrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, tejkalojnë normat e shpejtësisë, kryejnë parakalime të gabuara, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo qarkullojnë me xhama të riveshur.

Si rezultat i monitorimit, gjatë kësaj jave, janë arrestuar 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1018 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
90 masa për parakalime të gabuara;
7 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;
19 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
71 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
14 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
27 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
10 masa për qarkullim me xhama të riveshur;
508 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;
272 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet e Policisë Rrugore të Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.  Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPASTROHET KANALI 9.7 KM NË NËNSHKODËR
Artikulli tjetërSHKODËR, MUZIKË NË LOKALIN E TIJ MBI NIVELIN E LEJUAR, GJOBITET PRONARI