Policia Rrugore e Shkodrës

Intensifikohet monitorimi i akseve të qarkut dhe atyre lidhëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë sezonit turistik.

Monitorimi, duke përdorur mjetet inteligjente që ka në dispozicion Policia Rrugore e Shkodrës.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë një jave:

✅ Është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

✅ 9 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

✅ 81 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar;

✅ 28 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

✅ 48 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

✅ 243 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim të mjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

#udhëtonimejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatonirregullateqarkullimitrrugor✅⚠️
#vendosnirripinesigurimit✅
#respektonikëmbësorët 🚶🚸
#STOP❌shpejtësisë❌alkoolit❌celularitgjatedrejtimitteautomjetit🚘

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKËSHILLI BASHKIAK I SHKODRËS KONSTITUOHET SOT, MERR ZYRTARISHT DETYRËN KRYEBASHKIAKU I RI
Artikulli tjetërRRËMBIMI I 3 POLICËVE TË KOSOVËS, RAMA: NËSE NUK LIROHEN RIKTHEJMË JAVËN E ‘AKULLIT’ ME SERBINË! ALBIN, DIL NGA GUACKA E VETIZOLIMIT