Nga shërbimet e Komisariatit Shkodër dhe Malësi e Madhe, u bë arrestimi në flagrancë për shtetasit :

 

-Cesk Guri, 19 vjeç, banues në  Shkodër.

-Kristian Botinaj,  21 vjeç, banues në Malësi e Madhe.

-R.P., 17 vjeç, banues në Shkodër. 

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, gjatë kontrollit në mjetin auto-veturë tip « Seat », me targe AA 053 GK, me të cilën po udhëtonin, është gjetur :Një automatik AK-47, me krehër dhe fishekë.Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Kristian Botinaj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale : 1(një) pushkë 20-she. 1(një) automatik AK-47. 1(një) automatik Sharrs.Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale « Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak », parashikuar nga Neni 278 dhe 25 të Kodit Penal. 

 

Artikulli paraprakVAZHDOJNË OPERACIONET ANTIKANABIS NË SHKODËR
Artikulli tjetërPOLICIA MOHON DHUNËN NDAJ FSHATARËVE