Përfaqësues te Policisë vendore Shkodër kane qene te pranishëm tek shkolla ‘Ndre Mjeda’ teksa organizuan nje aktivitet sensibilizues per parandalimin e Droges, Alkolit, Duhanit.

Psikologia Rezarta Pode u shpjegoi nxënësve rrezikun e konsumit duke folur mbi temën e duhanit Pode u shpreh se shqetësimi është i larte për rritjen e numrit te te rinjve qe konsumojnë, ndaj u këshilloi nxënësve ta ruajnë veten nga ky produkt i rrezikshëm për shëndetin. Pode shprehet se sipas studiuesve nje nga grupmoshat me delikate dhe te pastër nga keto substance jane ata fëmije te cilët vine nga sistemi fillor. Drejtoria vendore e policisë shprehet se qëllimi i aktivitetit është nxitja per edukimin ndërgjegjësimin dhe reduktimin per kërkese te te rinjve per substanca te ndryshme.Sipas policisë vendore shkodër ky është viti i trete i implementimit, ndaj është menduar qe te punohet me klasat e gjashta ndërsa risi e këtij viti nuk janë vetëm nxënësit e shkollave te qytetit por edhe te fshatrave te cilat janë pjese e Bashkisë Shkodër.Konkretisht është menduar qe te punohet ne 20 shkolla duke përfshire 46 klasa mësimore me rreth 961 nxënës.