DY DREJTORËT E PËRGJITHSHËM TË DY VENDEVE: BASHKËPUNIM KUNDËR TERRORIZMIT. Policia e Shqipërisë dhe e Malit të Zi kanë përforcuar masat pas kërcënimeve nga organizata terroriste ISIS për Ballkanin. Në një takim të përbashkët, nga Shkodra drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Çako dhe ai i Malit të Zi Slavko Stojanoviç deklaruan se lufta kundër terrorizmit është prioritet.(Një prej temave të takimit të sotëm ishte edhe kërcënimi që ka bërë ISIS.

Mali Zi dhe Shqipëria i përcjellin të gjitha ngjarjet që ndodhin. Dua t’ju them se të dy shtetet, interpoli në Tiranë dhe interpoli në Podgoricë gjithnjë janë në koherencë dhe shkëmbejnë informata në lidhje me bashkëpunimin kundër terrorizmit që në këtë rast vjen edhe nga radikalizmi. Kemi marrë të gjitha masat që qytetarët të jenë të sigurtë) Në të gjitha pikat e hyrëse dhe dalëse të kufirit mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Malit të Zi këto ditë janë shtuar kontrollet dhe po punohet intensivisht për të ndalur çdo element kriminal që mund të jetë rrezik për të gjithë Ballkanin.