Policia Shqiptare dhe Policia Italiane takim për të forcuar bashkëpunimin kufitar

Një delegacion i Policisë Kufitare Italiane i kryesuar nga Drejtues i Lartë për Shërbime Policore për Kufirin dhe të Huajt, Giuseppe De Angelis, me mbështetjen e misionit PAMECA IV, zhvilloi një vizitë në vendin tonë duke u përqëndruar tek takimet e zhvilluara në pikat e kalimit kufitar në Rinas dhe Port, Durrës. Në kuadër të këtij takimi, u zhvillua në Tiranë një takim ndërmjet përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin dhe përfaqësuesve të Policisë së shtetit. Në këtë takim pune merrnin pjesë Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin Genc Merepeza dhe përfaqësues te tjerë të lartë të Policisë Shqiptare. Në fjalën e tij Drejtori i Policisë së Shtetit pasi u uroi mirëseardhjen partnerëve italianë, i falenderoi ata për bashkëpunimin e vazhdueshëm policor ndërkufitar mes dy vendeve.