
IPA Albania është kurorëzuar si kampionja e parë e turneut botëror të policëve. Shqiptarët kanë fituar me rezultatin 3-2 përballë Zvicrës, në finalen e luajtuur në stadiumin “Loro Boriçi”. Kupa iu dorëzua kapitenit Olsi Radohina nga presidenti i IPA-s botërore, Martin Hoffman. Trajneri Ardian Zhuri dhe kapiteni Olsi Radohina ishin shumë të lumtur pas shpalljes kampion në këtë turne.
Edhe drejtuesit e IPA Albania, presidenti Skënder Doda dhe zv/presidenti Ardian Zaganjori, i cili ka një meritë të jashtëzakonshme për organizimin e këtij eventi, janë shumë të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij turneu. Ndërkohë, edhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi falënderoi IPA Albania për këtë turne të organizuar në Shkodër.
Vitin e kaluar, në qytetin e Shkodrës u zhvillua kampionati europian i priftërinjve, ndërsa ditët e fundit u organizua edhe turneu i parë botëror i futbollit IPA, në të cilin morën pjesë ekipet e 23-vendeve të ndryshme të botës me më shumë se 500-policë.