Policia vret shoferin, ngiste me shpejtësi kamionin drejt qendrës së Barcelonës
Policia spanjolle vrau një burrë i cili pasi kishte vjedhur një kamion me bombola gazi ecte në karregjatë të kundërt drejt qendrës së Barcelonës. Policia qëlloi shoferin teksa makina ecte me shpejtësi dhe disa prej bombolave të gazit po rrëzoheshin në rrugë. Madje një qytetar u plagos. Policia tha se kishte qëlluar 7 herë në drejtim të shoferit ndërsa më parë e kishte paralajmëruar duke qëlluar në ajër, por shoferi nuk kishte ndaluar. Shoferi arriti të bënte 3 km, dhe policia identifikoi autorin si një shtetas suedez. Sh Ministri i Brendshëm spanjoll, Juan Ignacio Zoido tha se personi i cili kishte vjedhur makinën ishte me probleme psikologjike dhe se nuk ishte një akt terrorist. Në dhjetor të 2016 një kamion hyri në një treg të ngritur për krishtlindje në Berlin duke shkaktuar 12 të vdekur dhe 48 të plagosur. Ndërsa në korrik të 2016 një kamion mori para turmën e njerëzve në Nicë të Francës duke shkaktuar 84 të vdekur dhe dhjetra të plagosur