Policia zbulon prostituten shqiptare në aeroport

Pasi zbriti në aeroportin e Peruxhias në Itali nga avioni që vinte nga Tirana, një e re shqiptare u paraqitet te kontrollet kufitare në aeroportin italian dhe tha se, donte të hynte në Itali për turizëm. Por, policia nuk ka rënë në kurth, raportojnë sot mediat në Itali. “E reja, 20 vjeçe dhe e pashme, tha se ishte i dashuri, edhe ai shqiptar, personi që do ta priste”, njofton policia. Por, efektivët e policisë, pasi panë se “i dashuri” që pretendonte vajza u largua pasi vuri re pikërisht agjentët, vendosën të kryenin kontrolle të mëtejshme. U zbuluar se e reja shqiptare nuk kishte me vete as para dhe as kishte bërë ndonjë prenotim në ndonjë hotel apo strukturë të qytetit. Këto rrethana, shpjegon policia, provojnë dyshimet e efektivëve se gruaja kishte ardhur në Itali jo për arsye sentimentale, por dyshohet se qëllimet e ardhjes së saj lidhen me prostitucionin. Për këto motive, efektivët bën të mundur që vajza të kthehej sërish në Tiranë, me fluturimin e radhës.

Artikulli paraprakBUXHETI I 2017 – KQZ 139 MLN LEKË SHPENZIME PËR 2017-N
Artikulli tjetërKAPET I SHUMËKËRKUARI SHQIPTAR NË ITALI