Policia zvicerane arreston dy shqiptarë me 5 kg heroinë

Dy shqiparë janë arrestuar me disa kilogramë drogë në Lugano, ndërsa po udhëtonin për në Itali. Ata u arrestuan të shtunën në mbrëmje në dalje nga Luganos ndërsa po udhëtonin drejt Ponte Tresës. Rojet e kufirit gjetën pesë kilogram heroinë të fshehur në automjetin e tyre, njofton Agjencia e Lajmeve “Presheva Jonë” duke iu referuar burimeve të Policisë kantonale. Sipas burimeve të njejta mësohert se njeri nga të arrestuarit është shqiptar 37-vjeçar nga Kosova e tjetri 29-vjeçar nga Shqipëria. Të dy u arrestuan për shkelje të ligjit federal të drogës.

Artikulli paraprakTË SHTËNAT ME ARMË NË RRUGËN “BARDHYL”, SHERRI MASIV NË NJË LLOTO SPORTI
Artikulli tjetërAKSIDENT, PËRPLASET MOTORRI ME MAKINËN, NJË I PLAGOSUR