Policia e Shtetit ka shtuar praninë në terren gjatë fundjavës, duke forcuar kontrollet për garantimin e rendit publik dhe sigurisë rrugore në të gjithë vendin.
Në kuadër të një strategjie të re monitorimi, Policia Rrugore është pajisur me mjete inteligjente, shpejtësimatës dhe dronë, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve nga drejtuesit e mjeteve.
Kontrollet janë përqendruar veçanërisht në akset nacionale drejt zonave turistike dhe bregdetare, ku gjatë fundjavës vihet re një rritje e ndjeshme e fluksit të automjeteve.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë javës së fundit janë vendosur 26,116 masa administrative për shkelje të ndryshme, mes tyre:
mosvendosje e rripit të sigurimit,
përdorim i celularit gjatë drejtimit,
parakalime të rrezikshme,
drejtim mjeti nën efektin e alkoolit,
si dhe shkelje të tjera që rrezikojnë sigurinë në rrugë.
Po ashtu, janë arrestuar 48 drejtues mjetesh, ku:
26 prej tyre për drejtim në gjendje të dehur,
22 për drejtim pa leje drejtimi.
Në kryeqytet, kontrollet janë shtrirë edhe ndaj parkimeve të gabuara. Si rezultat, 258 automjete janë zhvendosur me karrotrec, pasi ishin parkuar në korsi të dedikuara, trotuare apo zona të ndaluara.
Paralelisht, Policia e Rendit dhe ajo Kriminale vijojnë monitorimin intensiv në terren, duke u mbështetur edhe në inteligjencën informative për parandalimin e veprave penale dhe goditjen e paligjshmërive.
Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie, ndërsa apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit, me qëllim rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E RRADHËS E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR
Artikulli tjetërSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI GJATË 24 ORËVE