Tashmë e gjithë politika greke është bashkuar kundër Shqipërisë. Sëfundmi edhe opozita, që drejtohet nga lideri Kiriakos Mitsotakis, po mban të njëjtin qëndrim me Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Duke folur përpara mbështetësve të Demokracisë së Re, Mitsotakis ka përmendur edhe marrëdhëniet Athinë-Tiranë. “Shqipëria ka hapur gjithë problemet e marrëdhënieve dypalëshe, përfshirë problemin çam që nuk ekziston”, u shpreh ai. Sipas liderit të opozitës greke është “e papranueshme shembja e shtëpive të minoritarve në Himarë”. “Mbështetja për integrimin europian nuk mund të konsiderohet si një çek i bardhë”, nënvizoi Mitsotakis. Ndërkohë, ditën e enjte Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, theksoi se elita e politikës shqiptare ka treguar qartë shenja nacionalizmi të tepruar.