KOMISIONI I LIGJEVE NDËRPREN MBLEDHJEN, LIDERËT POLITIK JAPIN MESAZHE. Komisioni i Ligjeve ka ndërprere akuzat politike per ligjin e arsimit te larte per te festuar per pak çaste fitoren e 3 pikëve nga Shqipëria per ndeshjen me Serbinë. Entuziazmi per vendimin e Gjykatës se Arbitrazhit Sportiv ne Lozane, ka qene i dukshëm tek reagimi i te gjithë liderëve te klasës politike te cilet kane përcjelle urimet e tyre ne rrjetet sociale.

I pari qe ka përshëndetur vendimin e Gjykatës ka qene Kryeministri Rama i cili ne nje postim ne rrjetin social Facebook ka shkruar: “Super! ja cdomethene drejtësi europiane! 3 pike për kombëtaren kuqezi ne beograd! ‪‎Forcashqiperia”. Ndersa kryetari i kuvendit Ilir Meta, i cili nuk ka Facebook, ka preferuar qe urimet per kombëtaren t’i beje para medias. Ne rrjetet sociale kane reaguar edhe Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili ka shkruar “Urime ekipit kombëtar. përpara!”. Ndërkohe qe lideri i opozitës ne Facebook ka postuar mesazhin “Fitore e te vërtetës mbi padrejtësinë. perpara shqipe! – eshte mesazhi i Bashes në Facebook. Por vala e entuziazmit ka përfshire edhe politikane te tjere qe kane uruar suksese te reja per kombëtaren kuqezi.