
Në këtë ditë të shënuar të 9- vjetorit të shënjtërimit, Nënë Tereza përkujtohet nga krerët më të lartë të shtetit dhe politikës. Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një urim me ndjekësit në rrjetet sociale në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë.
Rama e cilëson Shën Nënë Terezën gruan me shpirtin sa vetë bora, ndërsa uron shëndet e mbarësi për shqiptarët.
“Me këtë foto të Shën Terezës, gruas së shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota, ju uroj në këtë ditë të shenjtërimit të saj mbarësi e shëndet të mirë”, shkruan Rama krahas fotos që ka ndarë në rrjetet sociale.
Edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përkujtuar sot Nënë Terezën në datën e ndarjes nga jeta dhe në 9-vjetorin e shenjtërimit të saj.
Presidenti Bajram Begaj e cilëson Nënë Terezën një model frrmëzimi që jetën ia kush Presidenti Begaj vlerëson veprën e shenjtores shqiptare dhe fton qytetarët të ndjekin udhëzimet e saj për kujdesin, ndihmën, bamirësinë dhe mëshirën ndaj njeri- tjetrit.
“Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë”, shkroi ndër të tjera Presidenti i Republikës.
Ndërkohë, edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar në profilin e saj zyrtar për Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë.
“Shën Terezë, Nëna jonë, bekoje popullin Tënd”, ka shkruar Spiropali.
Ish-presidenti Ilir Meta, përkujtoi sot nga qelia Nënë Terezën në datën e ndarjes nga jeta dhe në 9-vjetorin e shenjtërimit të saj. Përmes rrjeteve sociale, Meta shprehet se E Shenjta Nënë Terezë na mëson se një gjest i vogël mirësie ka fuqinë të ndryshojë jetën dhe botën.


