Presidenti Bajram Begaj ka dënuar sulmin me armë ndaj Donald Trump. Kreu i shtetit shqiptar shkruan se dënon këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politikë, të cilat nuk kanë vend në demokraci.
“Mësova me keqardhje lajmin e tentativës për vrasjen e Presidentit Donald Trump. I uroj shërim të shpejtë Presidentit Trump dhe ngushëllime të sinqerta për humbjen e jetës së një personi të pafajshëm. E dënojmë ashpër këtë sulm dhe çdo formë të dhunës politike që nuk ka vend në demokraci”, – u shpreh Presidenti i Republikës në llogarinë e tij në rrjetin X.
Edhe kryeministri Rama reagoi duke e cilësuar tragjedi ngjarjen, e cila duhet të bashkojë Amerikën dhe të gjithë botën demokratike kundër dhunës shkruajti ai.
“Shqetësuese që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur me disa të tjerë të plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës”, shkruajti Rama.