Krerë të lartë të shtetit dhe politikan kanë uruar besimtarët musliman për festën e Fiter Bajramit.

Presidenti Ilir Meta vizitoi selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nga ku përcolli urimet më të mira dhe të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë, si dhe mbarë popullin shqiptar.

Ndërkohë kryeministri i vendit, Edi Rama i ka uruar Fiter Bajramin besimtarëve myslymanë përmes një statusi në Facebook. Rama ka zgjedhur që të urojë shqiptarët duke publikuar pamjet e Xhamisë së re në Mullet. Në statusin e tij Rama shkruan:

“MIRËMËNGJES dhe me pamjet e bukura të Xhamisë së re në Mullet, uroj të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar festën e Fitër Bajramit”.

Edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka uruar besimtarët përmes një statusi në facebook.

“Te dashur miq, besimtaret musliman nderojne sonte perfundimin e agjirimit te muajit te madhnueshem te Ramazanit. Prandaj me kete rast ju ftoj miq te dashur te urojme nga zemra te gjithe ata qe agjiruan por dhe te gjithe besimtaret musliman dhe besimtaret e Zotit qe i Gjithfuqishemi te pranoje sakrificen e tyre dhe tua shperbleje me miresi atyre, familjeve te tyre dhe kombit shqiptar!”

Gjithashtu edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar shqiptarët duke shkruar:

“Të nderuar besimtarë myslimanë, nga zemra ju uroj Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti ju faltë shëndet, mbarësi dhe mirësi ju dhe familjeve tuaja!”

Kryetarja LSI, Monika Kryemadhi uroi besimtarët musliman festën e Fitër Bajramit pas vizitës tek Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, PANAIRI “SË BASHKU FESTOJMË BAJRAMIN”
Artikulli tjetërSHKODËR, PUSHTETI LOKAL DHE POLITIKA UROJNË FITËR BAJRAMIN