Urimet për festën të veçantë të besimtarëve mylimanë, Kurban Bajramin i ka ndarë edhe politika shqiptare. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Kurban Bajramit. Ai uron që këto momente të vështira për popullin shqiptarë t’I përjetojmë me forcë e kurajo, shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë, ndaj të kujdesemi për veten, familjen, të dashurit dhe njerëzit që kanë më shumë nevojë.

Në këtë ditë feste, besimtarët myslimanë sjellin mesazhin e mirëkuptimit, solidaritetit dhe vëllazërisë.

Peligrinazhi, udhëtimi i vetëpërtëritjes individuale, simbolizon mënyrën e të jetuarit në paqe me veten dhe të tjerët.

Një rit, një ndjenjë, një ideal, larg egoizmave, me qëllimin e përbashkët të respektit, tolerancës dhe dashurisë, rikthimin tek vlerat e shenjta të jetës, lirisë dhe drejtësisë.

Është tepër e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm në festimet tona, duke respektuar dhe marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar përhapjen e mundshme të COVID-19 tek të afërmit dhe njerëzit tanë të dashur.

Kryeministri I vendit Edi Rama ka uruar festën e Kurban Bajramit përmes një foto në rrjetin social “Facebook” më mbishkrimin mbishkrimin “ GEZUAR KURBAN BAJRAMIN”

Një urim vjen edhe nga kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Zoti na ka bërë sprovë për njëri tjetrin”- thotë Libri i Shenjtë, ndaj si në këtë ditë, çdo ditë duhet të kujtojmë se është sakrifica jonë, është vullneti i mirë, janë aktet të nisura jo me qëllim përfitimi personal, por për të bërë vepra të mira për familjen, për shoqërinë e në veçanti për ata që janë më në nevojë, ato që na lartësojnë para Zotit dhe para njëri tjetrit.

Fatkeqësisht ky Kurban Bajram e gjen vendin tonë mes krizës shëndetësore dhe asaj ekonomike. Pandemia ka shkaktuar viktima dhe shumë qytetarë po trajtohen në spitale ndërsa varfëria ka pllakosur mijëra familje e papunësia po rritet. Le të gjejmë së bashku forcën dhe kurajon sot tek Mesazhi i Kurban Bajramit që dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti, e duke u mbështetur tek njëri tjetri.

Gëzuar Kurban Bajramin! Zoti qoftë pranë shqiptarëve, u lehtësoftë ditët e vështira e u ndriçoftë të ardhmen.

Përfundon urimi I kryetarit të opozitës.