Presidenti Bajram Begaj uron të gjithë qytetarët katolikë për Pashkët, duke i uruar gëzim, paqe dhe bekime në familjet e tyre.
Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj thekson se Pashka simbolizon fitoren e së mirës mbi të keqen, dashurinë mbi forcën dhe dritën mbi errësirën.
Ai kujton qytetarët se kjo festë përfaqëson shpresën dhe jetën si forcë të pashtershme, dhe që dashuria e Zotit është më e fortë edhe se vdekja.
Presidenti u uron të gjithë shqiptarëve që kjo ditë e shenjtë t’u sjellë lumturi dhe paqe në familjet e tyre.
Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale një video me inteligjencë artificiale ku uron besimtarët katolikë.
“Gëzuar Ditën e Re”, shkruan Rama.
Ndërkaq, delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka uruar gjithë besimtarët për Pashkën Katolike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka uruar që kjo periudhë e veçantë të sjellë shpresë të re, unitet dhe forcë për të gjithë.
“Delegacioni i BE-së uron një Pashkë të gëzuar dhe të paqtë për komunitetin katolik në Shqipëri. Urojmë që kjo periudhë e veçantë të sjellë shpresë të re, unitet dhe forcë për të gjithë”, shkruhet në njoftimin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Edhe Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka përcjellë mesazhin e tij të urimit për besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkës.
Në një prononcim për mediat pas vizitës në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, Berisha e cilësoi ditën e Ringjalljes së Krishtit si ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor.

Artikulli paraprakPASHKA KATOLIKE, MESAZHI I PAPA LEONE XIV
Artikulli tjetërPRESIDENTI BEGAJ URON PASHKEN NGA SHENGJINI