Politikanët e huaj i bashkohen çadrës së opozitës.Basha; Ky shesh nuk do të lirohet, deri në fitore

 

 

Politikanë të huaj iu bashkuan sot çadrës së opozitës duke shprehur mbështetjen për kryetarin e PD Lulzim Basha. Paul Ziemak kryetar i të rinjve të partisë gjermane Kristian-Demokrate të Angela Merkel dhe Javier H. Mira kreu i të rinjve të së djathtës europiane, frymëzuan qytetarët me mesazhet e tyre. Javier H. Mira bëri deklarata të qarta duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe ftoi Ilir Metën që të dilte nga Qeveria, duke i hapur kështu rrugën krijimit të një qeverie teknike. Nga ana tjetër, gjermani Paul Ziemak theksoi se protesta e qytetarëve për të kërkuar zgjedhje demokratike ka bërë jehonë deri në Gjermani dhe Europa po ndjek me vëmendje këtë çështje. “Dua t’ju them se në Gjermani dhe në Europë dhe kudo në botë ne i dëgjojmë zërat tuaj. Njerëzve që mbështesin korrupsionit ju themi që do ju mposhtim. Ka ardhur koha që të rinjtë të ngrenë zërin fort me Bashën”, theksoi Ziemak.Gjithashtu ata nuk ngurruan të nxjerrin në pah mbështetjen dhe konsideratën e lartë për liderin e opozitës, Lulzim Bashëm. “Kam ardhur këtu për Lulzim Bashën, me të cilin jemi takuar disa herë nëpër Evropë. Ne duam të mbështesim dhe inkurajojmë ata që protestojnë luftojnë për barazi dhe mbrojtje të ligjit. Ku duhet të vazhdoni luftën tuaj deri në fitoren e saj sepse në të ardhmen do të hyni në histori për këtë që po bëni”, u shpreh njëri nga përfaqësuesit e CDU-së.Nga ana e tij, kreu i opozitës, Lulzim Basha falenderoi përfaqësuesit e CDU-së për mbështetjen që po ia japin atij dhe protestës që ai drejton dhe paralajmëroi se protestuesit nuk do të tërhiqen deri në arritjen e objektivave të kësaj proteste.“Ky shesh nuk do të lirohet, deri në fitore”, tha Basha në mbyllje të fjalës së tij.  

Artikulli paraprak‘SHPËTOJE SHKODRËN NGA KTHETRAT E PD’ RAMA: VOLTANA MË E PAAFTA NË HISTORI
Artikulli tjetërSHQIPTARI ME 42 KG KANABIS ‘FLUTURON’ ME MAKINËN DHE PËRPLASET