Landi i Bavarisë i ka dërguar Angela Merkel sinjalin se numri i refugjatëve që kanë strehuar, tashmë ka mbushur kupën.

Një politikan i zemëruar në Bavari, në shenjë revolte ndaj politikës së dyerve të hapura, ka dërguar mbrapsht një autobus me 30 refugjatë drejt e në zyrën e Angela Merkel në Berlin. Sipas mediave gjermane, mësohet se Peter Dreier dhe Merkel kanë patur një bisedë telefonike në tetor, kur ai e kishte paralajmëruar Merkelin se do të vepronin nëse numri i azilantëve do të tejkalonte kapacitetin e strehimit. Sipas raportimeve mediatike, Dreier kishte humbur edhe qetësinë gjatë bashkëbisedimit, duke folur me një ton të lartë zëri. Nga ana tjetër, Merkel i’u përgjigj në një mënyrë më të qetë. “Edhe nëse i kthej emigrantët në Greqi, ata do të vinë sërish tek ty”, ishin fjalët e saj. Megjithatë veprimet e ardhshme të Gjermanisë nuk janë të qarta, pasi ka pasur kundërshti të mëdha nga një pjesë e politikanëve dhe emigrantëve mbi strehimin e emigrantëve, ndikuar edhe nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Koln.

Artikulli paraprakSULMET NË XHAKARTA, ISIS MERR PËRSIPËR TERRORIN
Artikulli tjetërTURQIA “SHFRYN DUFIN” NDAJ ISIS QINDRA BOMBARDIME NË SIRI