Politikani italian: Shqipëria t’i mbajë për vete kriminelët ITALI

Përfaqësuesi i partisë Lega Nord në Itali, Fabio Rainier ka reaguar ashpër kundër shqiptarëve, pas publikimit të lajmit për arrestimin e 3 të rinjve shqiptarë, të akuzuar për grabitjen e vilave të të pasurve në Parma. Nënkryetari i Emilia-Romagna-s, Fabio Rainier përgëzoi dhe falenderoi policinë për arrestimin e shqiptarëve dhe kërkoi ‘zhdukjen’ nga Italia të të gjithë kriminelëve të huaj. “Faleminderit, faleminderit, faleminderit pafundësisht, për punonjësit e policisë në Parma. Ata arrestuan tre kriminelë, autorë të shumë vjedhje si dhe kanë terrorizuar një fëmijë. Tani shpresojmë të propvohen të gjitha krimet e tyre dhe të marrin dënimin e merituar. Njerëz nga Shqipëria, Rumania, Serbia, Bullgaria dhe vende të tjera shpesh kalojnë nga grabitjet te trafiku i drogës e bëjnë edhe vrasje. Ato vende duhet të mbajnë kriminelët në shtëpitë e tyre dhe jo t’i mbajmë ne në Itali.”, deklaroi Rainier. Reagimi i nënkryetarit të Emilia-Romagnas, Fabio Rainier erdhi pas arrestimit të shqiptarëve Artan Goci, Ermal Karaj dhe Arben Reci.

Artikulli paraprakZYRTARIZOHET HEC I POÇEMIT,MEI:DO TE INVESTOHEN 100 MILION EURO PER TRE VITE
Artikulli tjetërGJYKATA E LARTE SHTYN GJYQIN PER DEPUTETIN ARMANDO PRENGA,NUK PARAQITEN DESHMITARET