Deportimi i gylenistit Harun Çelik nga Shqipëria drejt Turqisë vijon që të shkaktojnë reagime.

Politikania gjermane, Rebecca Harms në një postim në rrjetet sociale kërkon një hetim serioz mbi procedurat që ka ndjekur Shqipëria për ekstradimin e një qytetari ndaj të cilit ka akuza politike nga Turqia.

“Duhet një hetim i pavarur i këtij rasti dhe rasteve të ngjashme të rrëmbimeve të shtetasve turq jashtë vendit, është urgjentisht i nevojshëm” shkruan ajo. Ekstradimin e mësuesit drejt Turqisë ajo e cilëson si shkelje të të drejtave të njeriut.

Në datën 2 janar, ishte eurodeputetja Ramona Strugariu që lëshoi kritika të forta kundër qeverinë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama për shkelje të Konventës së Këshillit të Evropës për ekstradimin. “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Shqipëria ka firmosur Konventën e Këshillit të Europës mbi ekstradimin.

Ju thoni se Shqipëria është gati për në BE. Atëherë ju lutem respektoni nenin 19, pika 2 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore dhe mos e ekstradoni Harun Çelik në Turqi!” tha ajo.

5 muaj më parë Çelik u arrestua në Rinas me dokumente false teksa hynte tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar, ndërsa pas përfundimit të burgut u deportua në Turqi. Harun Çelik akuzohet në Turqi së është pjesë e lëvizjes opozitare Gyleniste.

Artikulli paraprakERA E FORTE RREZON PEMET NE TIRANE,NUK KA TE LENDUAR
Artikulli tjetërI MOSHUARI RRËFEN MOMENTIN E GRABITJES :MË LIDHËN PËR GRYKE ME KABULL