Kandidatja për kryetare Bashkie nga radhët e PS, Majlinda Angoni, ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit e rinj.

Këtë, Angoni e beri të ditur përmes një postimi në “Facebook” ku u shpreh se “politikat tona janë përherë në vemendje të mbështetjes së iniciativave të të rinjve”.

Në takim morën pjesë 25 sipërmarrës të rinj të cilët u njohën me politikat mbështetëse që do kenë falë mbështetjes së Këshillit Bashkiak Shkodër. Ky takim u mundësua nga Granti i Vetëpunësimit i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive Shkodër.

https://www.facebook.com/114293861167567/posts/116379214292365/