Deputetja e PS Marjana Koçeku përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se Porta e Alpeve është një ndër projektet më të rëndësishme për Veriun e Shqipërisë. Në reagimin e saj ajo thekson se fondi parashikon 100 milionë euro investim për pesë bashkitë e qarkut Shkodër.
POSTIMI I PLOTË:
Porta e Alpeve asht ndër projektet ma të randësishme për Veriun e Shqipnisë. 100 milionë euro për pesë bashkitë e qarkut të Shkodrës, me nismën e qeverisë e me mbështetjen e Bankës Evropiane të Investimeve, do të shkojnë në shërbim të transportit, infrastrukturës, zhvillimit të turizmit, sidomos atij malor, zhvillimit urban dhe trashëgimisë sonë kulturore.
Projekti i ri i lidh shumicën e komponentëve me qytetin e Shkodrës, tue përfshi rikualifikimin e shesheve e bulevardeve, ndërtimin e hapësinave të parkimit, si edhe krijimin e nji korridori rrugor që i lidh Alpet me bregdetin Adriatik përmes Shkodrës, liqenit të Shkodrës e lumit Buna, tue vazhdu drejt Velipojës e Shëngjinit.
Asht e randësishme që çdo ndërhyrje të ecë në harmoni me natyrën, me mjedisin e me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, gjithmonë tue respektu vlerat e normat mjedisore.
Tue mendu për të ardhmen e për brezat që vijnë, tue nderu trashëgiminë tonë historike e natyrore, ky projekt merr nji randësi të veçantë, sepse hap rrugën e zhvillimit për krejt zonën, forcon turizmin dhe i jep Alpeve vendin që meriton në hartën e Shqipnisë e të Europës.
Artikulli paraprakHISTORIA E FERMERIT QË PO PËRBALLET ME MBIJETESË
Artikulli tjetërQEVERIA MIRATON MASËN E INDEKSIMIT PËR PENSIONET, JA SI DO TË LLOGARITET