Në kuadër të projektit rajonal “Porta e Alpeve” ku bashkia Shkodër është pjesë e saj, është zhvilluar takimi i radhës me grupet e interesit për Planin e 1-rë të lëvizshmërisë urbane të qëndrueshëm të Shkodrës. Ky është një plan strategjik që vjen për të plotësuar nevojat e mobilitetit të njerëzve dhe bizneseve. Si fokus kryesor në takimin e mbajtur gjatë ditës së sotme ka qënë plazhi i Velipojës.
Për N/ Kryetarin e Bashkisë Shkodër Onid Bejleri, ky plan synon jo vetëm të përmirësojë lëvizhmërinë në pikën kryesore turistike të bashkisë Shkodër, por eshte nje mënyrë që turizmi dhe shfrytëzimi i territorit të jetë i shtrirë gjatë gjithë vitit.
“Porta e Alpeve” vjen në kuadër të iniciativës të Rezistencës ekonomike të Bankës Europiane të Investimeve. Ky është takimi i dytë që zhvillohet në Shkodër me grupet e interesit ku pas diskutimeve për qytetin vemëndja tashmë është fokusuar tek Velipoja. Ky plan pritet të jetë gati për tu zbatuar në nje afat kohor prej 6 muajsh.