Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për projektin e portit të Durrësit dhe thekson se duhet të zbatohen detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe Procesi i Berlinit. Meta përshëndet qëndrimin e delegacionit të BE për qartësi dhe transparencë në lidhje me marrëveshjen me kompaninë arabe.

Edhe këtë herë, Meta nuk heziton që të thotë se nëse injorohen parimet dhe detyrimet e funksionimit të shtetit ligjor, tregon sipas tij se interesi i qeverisë është për një tjetër aferë korruptive.

 

“E përshëndes qëndrimin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri lidhur me projektin e Portit të Durrësit dhe ndaj të njëjtat shqetësime, të shprehura edhe më herët, lidhur me nevojën për transparencë.

Shqipëria dhe Durrësi kanë nevojë për investitorë seriozë strategjikë dhe vendime të mirëkonsultuara me qytetarët, shoqërinë civile dhe ekspertët, në respekt të Kushtetutës, sovranitetit shtetëror mbi infrastrukturën strategjike, parimet e konkurrencës, detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe Procesi i Berlinit.

Injorimi i këtyre detyrimeve dhe parimeve shumë të rëndësishme të funksionimit të një shteti ligjor, që synon anëtarësimin në BE, do të thotë se interesi i vetëm i kësaj Qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar është për një tjetër aferë pas së cilës fshihet një mega-vjedhje dhe pastrim parash”, shkroi Meta.

Reagimi i Metës vjen pas një interviste të delegacionit të BE në Shqipëri për ‘Panorama’, ku i kërkoi qeverisë më shumë qartësi dhe transparencë dhe përmendi marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit duke thënë se duhet t’u jepet mundësina e garës kompanive nga vendet evropiane.

Porti i Durrësit është bërë “kali kryesor” i betejës së opozitës së Ilir Metës dhe Sali Berishës, të cilët me të njëjtat argumente e kanë sulmuar përsërisin në daljet publike se është një aferë korruptive e kreut të qeverisë.

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

Artikulli paraprakPËRUROHET ABETARJA E PËRBASHKËT, MINISTRJA KUSHI: TEKSTI DO TË FSHIJË KUFIJTË MES SHQIPËRISË DHE KOSOVËS
Artikulli tjetërTHELLOHET SKANDALI, 11-VJEÇARJA QË U PËRDHUNUA NGA PESË PERSONA NË PRISHTINË REZULTONTE E ZHDUKUR EDHE NË MUAJIN QERSHOR