
Porti Detar i Shëngjinit ka dalë nga kolapsi financiar me të cilen u përball për një periudhe 1-vjeçare.Ristrukturimi i përsonelit dhe rritja e volumit të import-eksporteve ka përmiresuar situaten në këtë ndërmarrje, e cila po shkonte drejt falimentit. Ky fakt bëhet i ditur nga Drejtori i Portit të Shëngjinit Sander Marashi, sipas të cilet me të ardhurat e siguruara përballen pagat e punonjesve dhe realizimi i disa investimeve të vogla.
Kërkesat e subjekteve për të operuar në Portin e Shëngjinit nuk kanë munguar, por aty nuk mund të ankorohen anije me kapacitet më shume se 3.5 ton.
Nga rreth 130 punonjës që kishte Porti i Shëngjinit deri një vit më parë numri i tyre është reduktuar në 73, të cilët janë të mjaftueshem për të përballuar punet në këtë ndërmarrje, e cila funksionon si shoqëri aksionere.