Franca dhe Portugalia e zhvillojnë sonte finalen e madhe të “Euro 2016”, me fillim nga ora 21:00.

Gazeta portugeze “O Jogo”, është përkujdesur për ballinën më interesante për ndeshjen Portugali – Francë. Kjo gazetë e ka paraqitur një formacion me futbollistë francezë, por që në vend të fotografive ka vendosur koka të gjelave. Franca ndryshe njihen me pseudonimin “Gjelat”.