U luajtën këtë mbrëmje ndeshjet e fundit të Grupit B, ku Spanja u përball me Marokun dhe Portugalia me Iranin.

Të dy sfidat dolën barazim, ku me shumë sakrifica u kualifikuan Spanja dhe Portugalia. Në të dy takimet rezultatet ishin surprizë, me Spanjën që barazoi 2-2 me Marokun, ashtu sikurse Portugalia 1-1 me Iranin.

Spanja e mbylli në vend të parë, ndërsa e dyta doli Portugalia.Spanja është fituesi i Grupit B në Kupën e Botës Rusi 2018. Kombëtares së “La Roja” i mjaftoi një barazim 2-2 përballë Marokut për të siguruar fitimin e grupit.

Pavarësisht se ishin në dy raste në disavantazh, golat e Isco dhe Ispas i dhanë pikën decizive kombëtares së drejtuar nga Hierro, duke u konfirmuar si lider në Grupin B. Për Marokun shënuan, Boutaib në minutën e 14-të dhe En Nesyri në të 81-ën.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAKSIDENT ME VDEKJE NE SHENGJIN
Artikulli tjetërTJETËR AKSIDENT NË SHKODËR, MAKINA ME TRE PËRSONA BIE NË KANAL