Portugalia ka zhbllokuar rezultatin e ndeshjes përballë Hungarisë.

U deshën 83 minuta që portugezët të shënojnë golin e parë, me anë të Guerreiros.

Ndërsa, pak minuta më vonë, në të 85-tën, Kristiano Ronaldo realizoi nga penalltia për Portugalinë.

Ekipi portugez vuajti derisa shënoi dy golat, ndërsa tashmë duket e sigurt në fitoren e sfidës së parë të Europianit.

Ronaldo ka shënuar gol edhe në shtesë, duke dërguar shifrat e ndeshjes në 0:3.