5 Dhjetori shënon 104 vjetorin e Postës Shqiptare në vendin tonë.

Ishte kjo arsyeja e takimit të zhvilluar në qytetin e Shkodrës me ish punonjës të këtij institucioni ndër vite. Drejtoresha e degës së Shkodrës tha se posta është njëri prej institucioneve të para të krijuara pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë përvjetor, punonjësit e postës në Shkodër u sensibilizuan duke dhënë kontributin e tyre në ndihmë të disa familjeve rome. Posta Shqiptare u krijua më 5 Dhjetor të vitit 1912, ndërsa sot ofron një gamë të gjerë shërbimesh në të gjithë vendin. Aktivitete të ngjashme u zhvilluan paralelisht edhe në qytete të tjera.