
Në njësinë Ana e Malit kanë kaluar disa javë që kur uji i cili përmbyti për të tretën herë brenda pak muajve tokat është tërhequr plotësisht. Arben Ceni administrator i kësaj njësie shprehet se është i patolerueshëm fakti që deri më tani askush nuk është paraqitur për të bërë verifikimin e dëmeve apo dhe të ndihmojë banorët me ushqim për bagëtitë.
Administratori Ceni i bën thirrje qeverisë të ndërhyjë sa më parë pasi tokat janë dëmtuar plotësisht dhe nuk mund të mbjellen sërish.
Për banorët e fshatit Obot të njësisë Ana e Malit këto janë përmbytjet e treta që kaluan brenda pak muajve. Thuajse çdo vit përmbytjet përsëriten dhe deri më tani banorët nuk janë dëmshpërblyer për tokat e dëmtuara.


