80 vite pas Kryengritjes së Postribës, dokumentet arkivore rikthejnë në vëmendje një prej ngjarjeve më të rëndësishme të rezistencës ndaj regjimit komunist.
Në Muzeun “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër është hapur ekspozita dokumentare “Postriba ’46”, e realizuar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.
Përmes dokumenteve të kohës, ekspozita sjell të dhëna mbi zhvillimin e kryengritjes së 9 shtatorit 1946, por edhe represionin që pasoi ndaj pjesëmarrësve dhe personave të dyshuar si mbështetës të saj.

Dokumentimi i kësaj ngjarjeje historike është një proces që Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit e ka ndërmarrë prej vitesh, duke mbledhur dhe studiuar materiale arkivore.

Ekspozita paraqet dokumente që dëshmojnë jo vetëm zhvillimin e kryengritjes, por edhe pasojat e saj. Pas shtypjes së saj, dhjetëra persona u pushkatuan ose u burgosën, ndërsa familje të lidhura me kryengritjen u përballën edhe me djegien e shtëpive.

Përmes dokumenteve, fotografive dhe materialeve arkivore, “Postriba ’46” synon të ruajë kujtesën për viktimat e represionit dhe të sjellë për publikun një tjetër këndvështrim mbi ngjarjet e shtatorit të vitit 1946.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMARATONA E NOTIT, VLLAZNIA ME REZULTATE TË SHKËLQYERA
Artikulli tjetërPROTESTAT/ BEGAJ, MESAZH DEPUTETËVE NË NISJE TË SESIONIT TË RI PARLAMENTAR: ENERGJIA QYTETARE TË USHQEJË DIALOGUN DHE TË NDIHMOJË NË GJETJEN E ZGJIDHJEVE