
Postriba që prej mbrëmjes së djeshme ka qenë pa energji elektrike. Deputetja e Partisë Socialiste Marjana Koçeku ka reaguar në lidhje me këtë situatë.
POSTIMI I PLOTË
Nji pjesë e Postribës ka kenë pa energji elektrike qysh mbramë. Fill mbas njoftimeve të banorëve, jam kenë në komunikim të vazhdueshëm me ekipet e OSHEE Shkodër, të cilët sot ndërhynë për me rregullu defektin e shkaktum nga pakujdesia e një automjeti në qarkullim.
Falenderoj sinqerisht banorët për durimin dhe mirëkuptimin, administratorin e zonës Avenir Çelaj për kujdesin, si edhe punëtorët e OSHEE-s për punën e palodhshme në kushte të vështira, me shi e të ftohtë.🙏🏻


