BANORËT: I BLLOKON PREFEKTURA, MUND TË JETË EDHE BLLOKIM POLITIK. Prej 3 muajsh banorët e Komunës Postribë nuk marrin ndihmën ekonomike.

Disa herë janë ankuar dhe interesuar për këtë çështje por deri tani nuk kanë marrë një përgjigje konkrete vetëm sa janë sorallatur. Nuk mohojnë se mund të jetë edhe një bllokadë politike nga Prefektura. Banorët e Postribës thonë se të papunësuar e po ashtu pa thuajse asnjë të ardhur as nga bujqësia e kanë shumë të vështirë që të përballojnë jetesën. Banorët e komunës Postribë në rast nuk arrijnë që të marrin ndihmën ekonomike atëherë do të shkojnë deri në protesta.

Artikulli paraprakNË 30 DHE 31 MARS, TAKIME INTENSIVE MES PS-LSI PËR KANDIDATËT
Artikulli tjetërINFEKSIONET SPITALORE NËN MONITORIM