Përveç se janë partner në jetë Dan dhe Teuta Rrahi prej 20 vitesh punojnë së bashku si infermier në qendrën shëndetësore të Postribës. Gjëtë këtyre viteve çifti i infermierëve shprehen se janë hasur me vështirësi të ndryshme por falë bashkëpunimit me njëri-tjetrin kanë arritur t’ia dalin.

Të punonim përkrah njëri-tjetrit ka qënë një kënaqësi e dyfishtë shprehen çifti i infermierëve. Ata tregojnë se kanë pasur mundësi të punojnë edhe të ndarë në qendra shendetësore të ndryshme por ka qënë dëshira e tyre që të jenë sëbashku edhe në vendin e punës.

Infermierët shprehen se kanë plotësuar njëri-tjetrin në jetën personale por dhe në punë.
Përveç shërbimeve të tjera që Dan dhe Teuta Rrahi kryejnë çdo ditë në qendrën shëndetësore Postribë që nga fillimi i fushatës së vaksinimit ndaj COVID-19 infermierët po merren me vaksinimin e të gjithë banorëve të asaj njësije.