Në Qendrën Shëndetësore në Mes në njësinë Postribë po regjistrohet një fluks i lartë pacientësh gjatë kësaj periudhe, ku numri i vizitave ditore arrin mesatarisht në rreth 50 paraqitje. Shqetësimet kryesore me të cilat përballen banoret e kesaj zone lidhen me problemet gastrointestinale, të nxitura nga temperaturat e larta, çrregullimet e ushqyerjes dhe infeksionet stinore.

Bluzat e bardha apelojnë veçanërisht për kujdes ndaj moshës së tretë, si kategoria më e rrezikuar ndaj dehidratimit dhe komplikacioneve shëndetësore. Mjekët këshillojnë konsumimin e bollshëm të ujit, shmangien e daljeve në orët e nxehta të ditës dhe kujdes të shtuar me ruajtjen e ushqimeve.

Ndërkohe shërbimi shëndetësor në njësine administrative Postribë po vijon vizitat edhe në banesa ku stafi mjeksorë është në terren duke u kujdesur për banorët e zones.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakINVESTIME NË LAGJEN NR. 3 NË LAÇ
Artikulli tjetërVIJON NISMA PËR GRUMBULLIMIN E ORENDIVE TË VJETRA