
Në qendrën Shëndetësore të Postribës ditët e fundit ka patur një fluks të shtuar vizitash si pasojë e përhapjes së virozave të stinës, të ndikuara edhe nga ndryshimet e temperaturave. Mjeku, në qendrën Shëndetësore Postribë, Sokol Zhabjaku, bën me dije se çdo ditë është regjistruar një numër i lartë pacientësh, kryesisht nga moshat e vjetra. Sipas tij, pacientët janë paraqitur me simptoma të ndryshme, si temperaturë, kollë, dhimbje fyti dhe lodhje trupore.
Zhabjaku këshillon banorët që të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ekspozimin në kushte të pafavorshme atmosferike dhe të paraqiten në qendrën shëndetësore në rast të shfaqjes së simptomave.
Ndërkohë situata paraqitet drejt përmirësimit, pasi ditët e fundit është vënë re një rënie graduale e numrit të vizitave.






